Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka analizuar fitoren 2-0 të “Bianconerëve” ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se lojtarët aktualë po ndjejnë “peshën e së kaluarës” dhe se ambienti te Juventusi “nuk është për këdo”.
Në një analizë për “Sky Sport Italia”, Del Piero shtoi se presioni psikologjik i sukseseve të kaluara dhe ndryshimet te lojtarët kyç e bëjnë më të vështirë performancën. Ai gjithashtu lidhi presionin me mungesën e qartësisë taktike dhe konkurrencën e brendshme, duke paralajmëruar se skuadra duhet të ruajë vazhdimësinë e rezultateve.
Juventusi, i renditur aktualisht në vendin e 17-të me nëntë pikë në fazën e ligës, do të ketë dy sfida vendimtare në janar 2026: pritjen e Benficës në Torino dhe udhëtimin drejt Monacos, që do të përcaktojë vendin e tyre në play-off të Ligës së Kampionëve.