Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jurgen Klopp zbulon dy sfidat kryesore me Mohamed Salah gjatë kohës në Liverpool

Sport  |  10.12.2025 Ora 17:09   
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar dy problemet më të mëdha që ka pasur gjatë menaxhimit të sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, pas lajmit se Salah u la jashtë skuadrës së Arne Slot në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli fitoi 1-0 pa Salah, falë një penalltie të vonë nga Dominik Szoboszlai, pas një intervistë të fortë të sulmuesit pas ndeshjes ndaj Leeds United, ku Salah deklaroi se u “hedh nën autobus” nga klubi dhe se nuk kishte marrëdhënie me trajnerin Slot.
Klopp, duke reflektuar mbi kohën e tij me Salahin, tha se sfida e parë lidhej me mentalitetin e jashtëzakonshëm të lojtarit:

“Mo e dinte herët në jetën e tij se duhej të punonte më shumë se të tjerët. Ai zhvillohej vazhdimisht. Nuk ndalej kurrë dhe pas çdo pushimi veror kthehej me një aftësi të re.”

Sidoqoftë, Klopp pranoi se sfida e dytë ishte menaxhimi i minutave të lojës:

“Me Mo Salah ke probleme vetëm nëse ai nuk po luan ose kur e zëvendëson. Nuk është i lehtë, por as i vështirë për t’u menaxhuar.”
Klopp përfundoi duke theksuar se Salah do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, duke kujtuar edhe momentin e tyre të përbashkët pas fitimit të Ligës Premier.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing