Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hansi Flick zbulon sekretin që fshihet pas rikthimit të Barcelonës në formë

Sport  |  09.12.2025 Ora 17:06   

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka treguar se uniteti i skuadrës dhe menaxhimi i situatës me dëmtimet janë faktorët kryesorë pas rikthimit të katalanasve në formë pozitive dhe në krye të tabelës së La Ligës. Pavarësisht humbjes ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, Barça ka regjistruar fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Athletic Club, Alaves, Atletico Madrid dhe Real Betis.

Flick pranoi se muajt e fundit kanë qenë të vështirë për shkak të mungesave të shumta dhe rotacionit të detyruar, veçanërisht në mbrojtje, ku ka vetëm gjashtë lojtarë në dispozicion. Sipas tij, lodhja ka ndikuar në minutat e fundit të ndeshjeve, por skuadra tani është më e bashkuar dhe po shfaq një nivel shumë më të lartë loje krahasuar me një muaj më parë. Ai theksoi se për të vazhduar këtë formë, Barça duhet të paraqitet në maksimum në Ligën e Kampionëve, duke nisur me përballjen vendimtare ndaj Eintracht Frankfurtit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing