Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vajzat e Diddy-t nisin markën e tyre të modës

Të Tjera  |  10.07.2025 Ora 8:12   

Binjaket D’Lila dhe Jessie Combs, vajzat 18-vjeçare të artistit Sean "Diddy" Combs dhe Kim Porter, kanë njoftuar lansimin e markës së tyre të veshjeve, të quajtur 12TWINTY1. Emri është një kombinim i datëlindjes së tyre më 21 dhjetor dhe simbolikës që i kanë dhënë vetë: numri një përfaqëson fillimin dhe lidershipin, ndërsa dyshja përfaqëson dashurinë dhe harmoninë.

“Nuk është vetëm rroba – është diçka që vjen nga ne, nga lidhja jonë si binjake,” tha Jessie në një video të publikuar së bashku me motrën e saj.

Marka e re vjen në një kohë delikate për familjen Combs, pasi Diddy është përfshirë në një proces gjyqësor federal. Megjithatë, vajzat – të cilat kanë ndjekur nga afër seancat gjyqësore – po fokusohen në ndërtimin e rrugës së tyre personale dhe profesionale. Të dyja kanë diplomuar këtë vit nga shkolla e mesme dhe po hyjnë në botën e modës me synime serioze.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing