Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i animuar "Dog Man" ka dominuar box office-in amerikan këtë fundjavë, duke arkëtuar 36 milionë dollarë dhe duke u shfaqur në mbi 3800 kinema në SHBA. I bazuar në serinë e njohur të librave për fëmijë, filmi sjell një aventurë plot aksion nga bota e Captain Underpants.
Në rolin e Petey, macja e ligë që shpall luftë ndaj Dog Man-it, është Pete Davidson, i cili tha për CBS: "Jam një fans i madh i Dav Pilkey. U rrita me librat e Captain Underpants dhe tani gjithë fëmijët e familjes sime janë të fiksuar pas Dog Man."
Filmi sjell gjithashtu në kast Poppy Liu, Lil Rel Howery dhe Isla Fisher. Ndërkohë, "Companion", thrilleri psikologjik me Sophie Thatcher dhe Jack Quaid, u rendit në vendin e dytë me 9.5 milionë dollarë. Në vend të tretë mbetet "Mufasa: The Lion King", i cili pas shtatë javësh në kinema vazhdon të mbledhë fitime, duke shtuar edhe 6.1 milionë dollarë këtë javë.