Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple pritet të hapë një sallë të re koncertesh në Londër, të vendosur nën selinë e saj evropiane në Battersea Power Station.
E quajtur Apple Music Hall, hapësira do të ketë rreth 600 ulëse dhe do të organizojë koncerte të artistëve të njohur, por edhe të muzikantëve të rinj. Performancat do të filmohet dhe transmetohen drejtpërdrejt online përmes Apple Music.
Salla është projektuar për koncerte të ndryshme, nga produksione të mëdha televizive deri te performanca më intime akustike. Objekti përfshin edhe studio për radio, hapësira për DJ, prova të grupeve dhe krijimin e përmbajtjeve muzikore.
Hapja vjen në një periudhë kur skena e muzikës live në Londër po përballet me vështirësi. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në kryeqytetin britanik u mbyllën 45 ambiente muzikore.
Apple thotë se qëllimi i saj nuk është të konkurrojë me sallat ekzistuese, por të krijojë një hapësirë ku artistët mund të lidhen më drejtpërdrejt me fansat dhe të prodhojnë përmbajtje për Apple Music.
Detajet për artistin që do të performojë në hapjen e sallës pritet të bëhen publike së shpejti.