Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja suedeze Zara Larsson ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj “Midnight Sun” në një video të publikuar në rrjetet sociale, e cila shfaqte pamje nga aksionet e autoriteteve amerikane të emigracionit.
Videoja, e publikuar në TikTok, kishte mbishkrimin “never ending deportations”, duke iu referuar vargut “never-ending midnight sun” nga kënga e Larsson. Kënga është hequr më pas nga publikimi, ndërsa videoja vazhdon të jetë e dukshme në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë.
Larsson e ka cilësuar videon si “çnjerëzuese”, duke thënë se njerëzit që shfaqen në pamje janë persona realë dhe se përdorimi i këngës e paraqet një situatë serioze në formë tallëse.
Reagimi i saj vjen pasi edhe artistë të tjerë, përfshirë Sabrina Carpenter, Ariana Grande, Taylor Swift dhe Olivia Rodrigo, kanë kundërshtuar më parë përdorimin e muzikës së tyre në përmbajtje të publikuara nga administrata e presidentit Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende lidhur me reagimin e Larsson, sipas BBC-së.