Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare montazheri i nominuar për Oscar, Elliot Graham

Film  |  22.09.2026 Ora 8:12   

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare Elliot Graham, montazheri i njohur i filmave “Milk”, “Steve Jobs”, “Captain Marvel” dhe “No Time to Die”.

Sipas Zyrës së Mjekësisë Ligjore të Qarkut të Los Angelesit, Graham vdiq të shtunën në Los Angeles, në një rast të klasifikuar si vetëvrasje.

Graham ishte nominuar për Oscar për montazhin e filmit “Milk” të vitit 2008, me Sean Penn në rolin e Harvey Milk. Filmi mori tetë nominime për Oscar dhe fitoi dy çmime.

Ai fitoi edhe një çmim BAFTA për montazhin e filmit “No Time to Die”, të vitit 2021, bashkë me Tom Cross. Ky ishte edhe filmi i fundit i tij si montazher.

Gjatë karrierës së tij, Graham punoi në shumë produksione të njohura, përfshirë “Superman Returns”, “21”, “Molly’s Game”, “Steve Jobs” dhe “Captain Marvel”.

Prodhuesi i “Milk”, Dan Jinks, e kujtoi Grahamin duke vlerësuar kontributin e tij në realizimin e filmit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing