Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rritja e çmimeve të karburanteve po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetet e familjeve dhe bizneset në Britani të Madhe.
Sipas Zyrës për Statistika Kombëtare (ONS), çmimi mesatar i benzinës u rrit në 161.3 pena për litër gjatë periudhës korrik-gusht, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2022. Ndërkohë, nafta pritet të kalojë së shpejti 2 paund për litër.
Rritja e kostove ka bërë që shumë shoferë të shkurtojnë shpenzimet për ushqim, dalje dhe blerje të tjera, ndërsa disa po shqyrtojnë edhe blerjen e automjeteve më ekonomike.
Edhe bizneset po përballen me kosto më të larta. Kompania e transportit BJS Haulage, e cila operon me 140 kamionë dhe 350 furgonë, thotë se karburanti përbën rreth një të tretën e shpenzimeve të saj dhe i ka rritur kostot me rreth 40 mijë paund në javë.
Në total, çmimet e karburanteve motorike janë rritur me 23 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Rritja po ndikon edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera, duke shtuar presionin mbi inflacionin.
Shtrenjtimi lidhet edhe me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë në furnizimin global.