Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ASK publikon të dhënat e korrikut: Rriten lindjet dhe martesat, ulen vdekjet

Të Tjera  |  22.09.2026 Ora 7:40   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për ngjarjet demografike gjatë muajit korrik 2026.

Sipas ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar 2 mijë e 691 lindje, prej të cilave 1 mijë e 423 meshkuj dhe 1 mijë e 268 femra. Krahasuar me qershorin, lindjet janë rritur për 0.6 për qind.

Në korrik janë regjistruar edhe 873 vdekje, 476 meshkuj dhe 397 femra. Në krahasim me muajin paraprak, numri i vdekjeve ka rënë për 5.1 për qind.

Ndërkohë, janë regjistruar 1 mijë e 344 kurorëzime, 5.1 për qind më shumë se në qershor.

Sa i përket shkurorëzimeve, në Kosovë janë regjistruar 168 raste, duke shënuar rritje prej 14.3 për qind krahasuar me qershorin.

Të dhënat e plota të ASK-së

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing