Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që paga minimale në vendin tonë të jetë 370 euro.
AAK po ashtu ka propozuar që pensioni i veteranit të jetë i barasvlefshëm me pagën minimale.
Deputetët e këtij subjekti politik, Pal Lekaj e Bekë Berisha, kanë prezantuar dy amandamente që kanë të bëjnë me pagën minimale dhe pensionin e veteranit të UÇK-së.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të çdo viti kalanderik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. Në mungesë të një propozimi të tillë nga Këshilli Ekonomiko Social, të përcaktohet paga minimale në vlerën prej 370 euro neto për këtë vit kalendarik”, ka thënë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Ndërsa Bekë Berisha, ka thënë se deri në kategorizimin përfundimtar të listës, pensioni i veteranit duhet të jetë i barasvlefshëm më pagën minimale.
“Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, Pensioni i Veteranit Luftëtarë të UÇK-së, të jetë i barasvlefshëm me pagën minimale”, ka thënë Berisha në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere./rtk/