Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KF Arbëria inkuadrohet në Superligën e Kosovës për herë të parë në histori të klubit!

Sport  |  27.05.2020 Ora 16:58   

Arbëria ka shënuar sot arritjen më të madhe në historinë modeste të klubit.

Kuqezinjtë e themeluar më 1977, në edicionin e ardhshëm do të luajnë për herë të parë në histori të klubit në garat elitare të futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle, përcjelle RadioPlus.

Arbëria, klub nga fshati Dobrajë e Madhe në komunën e Lipjanit ishte në vendin e dytë pas ndërprerjes së kampionatit me 36 pikë, katër më pak se vendi i parë, Besa dhe pesë më shumë se ndjekësi i parë, Liria.

Kësisoj, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi për ngritjen e Besës dhe Arbërisë në Superligë, meqë ishin në pozitat që në fund të edicionit do t’i ngritnin ekipet aty.

Në faqen zyrtare, Arbëria ua ka uruar tifozëve inkuadrimin në Superligë, duke e vlerësuar historike këtë arritje.
Hera e fundit kur një skuadrë nga Lipjani luante në Superligën e Kosovës ishte në sezonin 2008-2009.

Arbëria ndeshjet si vendëse i zhvillon në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing