Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Policia e Kosovës ka njoftuar për angazhimet e saj gjatë protestave të zhvilluara të mërkurën në Prishtinë, të cilat, sipas saj, përfunduan pa incidente madhore dhe pa të lënduar në mesin e protestuesve apo zyrtarëve policorë.
Sipas Policisë, rreth orës 22:30, një pjesë e protestuesve kanë lëvizur drejt bazës së EULEX-it, pranë tregut të gjelbër në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.
Me të arritur pranë objektit, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur gjësende, mjete të forta dhe mjete piroteknike. Si pasojë, një pjesë e objektit është përfshirë nga një zjarr i vogël, i cili, sipas Policisë, është shuar menjëherë.
Policia ka bërë të ditur se zyrtarët e saj kanë komunikuar vazhdimisht me protestuesit, duke u kërkuar që tubimi të zhvillohej në mënyrë të qetë dhe pa hedhjen e mjeteve të rrezikshme.
Protesta ka përfunduar pas mesnatës, rreth orës 00:20.