Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Studimi: Pirja e duhanit rrit rrezikun për infarkt dhe goditje në tru, por shumë njerëz nuk i njohin këto pasoja

Shëndeti  |  17.09.2026 Ora 8:02   

Pirja e duhanit nuk dëmton vetëm mushkëritë, por edhe zemrën dhe enët e gjakut, duke rritur rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, infarkt dhe goditje në tru.

Një studim i publikuar në revistën shkencore BMJ Open, bazuar në të dhëna nga 46 shtete, ka zbuluar se shumica e duhanpirësve e dinë lidhjen mes duhanit dhe kancerit të mushkërive, por më pak janë të vetëdijshëm për pasojat në zemër dhe tru.

Rreth 92% e të anketuarve e dinin se duhani shkakton kancer të mushkërive. Ndërkaq, vetëm 80–85% njihnin lidhjen me sëmundjet e zemrës ose infarktin, ndërsa 66–75% e dinin se duhani lidhet me goditjen në tru.

Rreziqet janë të pranishme edhe për personat që nuk pinë duhan, por ekspozohen ndaj tymit të tij. Sipas studimit, vetëm 62–73% e pjesëmarrësve e dinin se tymi pasiv mund të shkaktojë sëmundje të zemrës ose infarkt.

Ekspertja e shëndetit e CNN-së, Dr. Leana Wen, shpjegon se kimikatet e tymit dëmtojnë enët e gjakut, shkaktojnë inflamacion dhe rrisin mundësinë e mpiksjes së gjakut.

Sipas saj, edhe pirja e pak cigareve në ditë nuk nënkupton rrezik të vogël. Ndërprerja e plotë e duhanit sjell përfitime për shëndetin, ndërsa rrahjet e zemrës, presioni i gjakut dhe nivelet e monoksidit të karbonit në gjak mund të përmirësohen pas lënies së tij.

Ekspertët rekomandojnë që personat që duan të lënë duhanin të kërkojnë ndihmë mjekësore, pasi kombinimi i këshillimit me trajtime të përshtatshme mund të rrisë mundësinë e suksesit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing