Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Deçan janë organizuar aktivitete për të përkujtuar 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, një ngjarje e rëndësishme historike e zhvilluar më 24 mars 1998 në fshatin Gllogjan.
Kjo ngjarje konsiderohet si fillimi i përballjeve frontale mes Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe forcave serbe në Zonën Operative të Dukagjinit, në prag të përshkallëzimit të luftës në Kosovë.
Me këtë rast, Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete përkujtimore, përfshirë ekspozita nga nxënësit dhe një koncert klasik nga Universiteti “Haxhi Zeka”.
24 marsi lidhet gjithashtu me fillimin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila pati ndikim të rëndësishëm në përfundimin e luftës.