Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trump uron Shqipërinë për Pavarësi, mesazh i ngrohtë për shqiptarët

Vendi  |  28.11.2025 Ora 16:37   

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me rastin e Ditës së Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka bërë të ditur urimet e liderit amerikan, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta dhe të qëndrueshme.

Trump, në mesazhin e tij të posaçëm, ka vlerësuar partneritetin e ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë, të ndërtuar mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, ekonomik dhe atë njerëzor. Ai ka shprehur dëshirën për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë stabilitetin rajonal, luftën kundër krimit të organizuar dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe tregtisë.

“Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, thuhet në mesazhin e presidentit amerikan.

Begaj falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah aleatit të saj strategjik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing