Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Trafiku Urban ka njoftuar se rikthimi i operimit normal do të bëhet vetëm pasi të shlyhen detyrimet financiare ndaj furnitorëve. Sipas kompanisë, edhe pse Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024, këto fonde mund të përdoren vetëm pas transferimit nga institucionet qendrore.
“Deri në realizimin e këtij hapi, ndërmarrja mbetet në pamundësi financiare për t’i kryer pagesat dhe për të rifilluar operimin normal”, thuhet në njoftim, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të përshpejtojnë procedurat e transferimit.
Kompania ka bërë të ditur se përdoruesve me bileta mujore do t’u kompensohen ditët kur nuk kanë mundur të shfrytëzojnë shërbimin.
Greva e Trafikut Urban dhe operatorëve privatë ka nisur të hënën për shkak të mos pagesave.