Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin “Dita e Hapur”, i cili zhvillohet sot nga ora 09:00 deri në 14:00 në kuadër të “Ditës së Forcës”.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30, do të jenë të pranishëm udhëheqës të institucioneve, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike.
FSK-ja njofton se qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan, ku do të ekspozohen kapacitetet dhe pajisjet ushtarake.
Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët aktivë dhe rezervë, si dhe qytetarët e Kosovës, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e forcës.
“FSK-ja ka dëshmuar disiplinë dhe përkushtim në mbrojtje të vendit dhe mbështetje të sigurisë e paqes. Urime të gjithë pjesëtarëve të FSK-së 'Ditën e Forcës'”, ka theksuar Jashari.