Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot nga ora 15:00 një seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohen të hyrat vetanake dhe buxheti i vitit 2026.
Kjo mbledhje zhvillohet pas disa ditësh vështirësish në transportin publik, si pasojë e grevës së “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë, të cilët kërkojnë ekzekutimin e pagesave të mbetura. Greva ka sjellë pengesa në qarkullim dhe shqetësime të mëdha për qytetarët.
Nga ana e tyre, përfaqësues të transportuesve kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë derisa të gjendet një zgjidhje konkrete. Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, ka thënë se shpreson që sot të arrihet rezultat dhe situata të normalizohet.
“Nëse nuk ka zgjidhje, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve. Shpresojmë që në këtë mbledhje të mbizotërojë arsyeja”, ka deklaruar ai.
Pritet që seanca e sotme të përcaktojë hapat e mëtejshëm për menaxhimin financiar dhe funksionalitetin e transportit publik në kryeqytet.