Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Disney sjell Prey në kinema si double-feature me Predator: Badlands

Film  |  14.10.2025 Ora 8:16   

Disney po rigjallëron saga-n e Predator-it, duke i dhënë filmit Prey të vitit 2022 një premierë të vonuar në kinema. Filmi, i cili ishte publikuar fillimisht vetëm në Hulu, do të shfaqet më 5 nëntor në AMC si pjesë e një double-feature me Predator: Badlands, titullin më të ri të serisë.

Prey ka marrë kritika të shkëlqyera dhe ka 94% rating në Rotten Tomatoes, duke e bërë të dytin më të vlerësuar në gjithë serinë, pas filmave të animuar të vitit 2025, Predator: Killer of Killers.

Seria po merr një drejtim krejt të ri: ngjarjet kalojnë nga Amerika para-koloniale e Prey në një planet alienësh në të ardhmen, ku heroi kryesor është një Predator. Disney ka planifikuar që të eksperimentojë me elemente nga universi i Alien, duke shtuar intrigë dhe risinë që fansat nuk e prisnin.

Prey nuk është vazhdimësi direkte e Badlands, por double-feature-i ofron mundësinë për fansat ta shohin të dy filmat njëherësh, duke lidhur të kaluarën dhe të ardhmen e serisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing