Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi horror Good Boy po ngjitet në listën e filmave më të suksesshëm të platformës Shudder. Regjisori Ben Leonberg ka vendosur qenin e tij, Indy, në rolin kryesor të filmit – një detaj që e bëri trailerin viral dhe ngjalli kureshtje të madhe tek publiku.
Sipas Deadline, gjatë fundjavës së dytë të shfaqjes, filmi pritet të përfundojë me 1.36 milionë dollarë fitime në SHBA, duke e çuar totalin në 4.8 milionë dollarë pas vetëm dhjetë ditësh në kinema. Kjo e bën Good Boy filmin e dytë me fitimet më të mëdha në historinë e Shudder-it, pas Late Night with the Devil që arriti 10 milionë dollarë.
Megjithëse krahasuar me hitet e mëdha horror të vitit si The Conjuring: Last Rites apo Final Destination: Bloodlines shifrat duken modeste, për një film të pavarur është një sukses i jashtëzakonshëm. Filmi ka marrë edhe vlerësime të larta, me 90% “Certified Fresh” në Rotten Tomatoes.
Suksesi i Good Boy mund të inkurajojë platformën Shudder që në të ardhmen të sjellë më shumë premiera të filmave origjinalë në kinema.