Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Universi i DC po zgjerohet edhe më tej pas suksesit të filmit Superman, i cili u bë filmi më fitimprurës i vitit 2025. James Gunn, bashkëdrejtues i DC Studios dhe regjisori i këtij projekti, ka konfirmuar se vazhdimi i filmit do të quhet Man of Tomorrow, dhe do të dalë në vitin 2027.
Në një intervistë për Deadline, Gunn u shpreh se këtë ide e kishte menduar prej kohësh dhe tashmë e di cilat projekte do të drejtojë në vazhdim. Ai theksoi se edhe pse filmat e DC janë pjesë e një historie të madhe të përbashkët, secili projekt duhet të qëndrojë i fortë edhe më vete.
Në Man of Tomorrow, aktorët David Corenswet dhe Nicholas Hoult do të rikthehen në rolet e tyre si Superman dhe Lex Luthor. Xhirimet do të nisin në vitin 2026, ndërsa thuhet se një nga antagonistët kryesorë mund të jetë Brainiaci, megjithëse Gunn nuk ka dhënë ende detaje.
Universi i ri i DC do të vazhdojë me serialin Lanterns në HBO dhe filmin Supergirl, që pritet të publikohen në vitin 2026.