Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Warner Bros refuzon ofertën e parë nga Paramount për blerje

Film  |  13.10.2025 Ora 8:12   

Sipas një raporti të ri nga Bloomberg, Warner Bros. Discovery Inc. ka refuzuar ofertën fillestare nga Paramount Skydance Corp., duke e konsideruar “shumë të ulët.” Paramount kishte ofruar rreth 20 dollarë për aksion, ndërsa vlera aktuale e Warner Bros. është mbi 42 miliardë dollarë.

CEO i Paramount-it, David Ellison, i cili mori drejtimin e kompanisë këtë vit pas bashkimit 8 miliardë dollarësh me Skydance Media, po kërkon financim shtesë dhe mbështetje direkte nga aksionarët për ta rritur ofertën. Aktualisht, Paramount ka një vlerë prej rreth 17 dollarë për aksion dhe 18.6 miliardë dollarë gjithsej.

Nga ana tjetër, CEO i Warner Bros., David Zaslav, ka paralajmëruar një ndarje të kompanisë që pritet të ndodhë brenda këtij viti. Pas ndarjes, kompania do të përfshijë entitetet si Warner Bros. Television, DC Studios, HBO dhe HBO Max.

Nëse Ellison arrin ta blejë Warner Bros-in, bashkimi do të krijonte një fuqi të re gjigante në industrinë e argëtimit, duke rivalizuar drejtpërdrejt Disney-n dhe Netflix-in. Megjithatë, Zaslav ka vlerësuar studiot e kompanisë me rreth 30 dollarë për aksion — shumë më tepër se oferta fillestare e Paramount-it.

Ndërkohë, po qarkullojnë zëra për interesim edhe nga kompani të tjera si Amazon dhe Netflix, por asnjë ofertë e konkretizuar nuk është bërë ende. Për momentin, Ellison është i vetmi që po e luan lojën seriozisht… veç duhet të rrisë çmimin nëse do ta fitojë këtë betejë të Hollywood-it.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing