Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Danimarka ka miratuar zyrtarisht rritjen e moshës së pensionimit në 70 vjeç, duke vendosur kufirin më të lartë në Evropë. Vendimi u mor pas një votimi në parlament, ku 81 deputetë ishin pro dhe 21 kundër. Ligji i ri do të aplikohet për të gjithë të lindurit pas 31 dhjetorit 1970.
Më parë, mosha mesatare e pensionimit në Danimarkë ishte 67 vjeç, ndërsa për ata të lindur pas janarit 1967 kishte shkuar deri në 69. Qeveria thekson se kjo masë është thelbësore për të mbrojtur sistemin e mirëqenies për brezat e ardhshëm, sidomos për shkak të plakjes së popullsisë.
Sipas Ministrisë së Punës, mbi 80,000 persona mbi moshën e pensionit aktual vazhdojnë të punojnë, duke përfituar nga kushtet e favorshme dhe fleksibiliteti i tregut të punës.
Megjithatë, vendimi ka nxitur kritika nga Aleanca e Kuq-Gjelbër, e cila e konsideron të padrejtë për punëtorët në profesione të lodhshme, ndërkohë që ministrat mund të dalin në pension që në moshën 60 vjeç. Deputeti Pelle Dragsted e quajti ndryshimin “të pakuptueshëm” dhe “të pambrojtur”.