Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Evropën e përfshin vala ekstreme e të nxehtit, rekorde temperaturash në shumë shtete

Të Tjera  |  30.06.2025 Ora 8:04   

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura rekord dhe alarme shëndetësore në disa vende.

Në Spanjë, qyteti El Granado regjistroi 46°C, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë në muajin qershor. Edhe në Sevilja termometri kaloi 40°C, ndërsa ky qershor mund të hyjë në histori si më i nxehti në vend.

Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq në disa pjesë të Italisë, Portugalisë dhe Kroacisë, ndërkohë që paralajmërime portokalli janë lëshuar në Francë, Austri, Belgjikë, Hungari, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Zvicër.

Një grua në Barcelonë humbi jetën pasi përfundoi punën në të nxehtin përvëlues, ndërsa spitalet italiane raportojnë rritje të rasteve me goditje nga të nxehtit, sidomos tek të moshuarit dhe pacientët kronikë. Në shumë qytete janë hapur qendra freskimi dhe janë ofruar shërbime emergjente për të përballuar situatën.

Edhe Ballkani Perëndimor është goditur nga kjo valë, me temperatura ekstreme në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni.

Sipas parashikimeve, temperaturat do të vazhdojnë të rriten gjatë ditëve në vijim, me paralajmërime edhe për Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë e Madhe, ku në Londër pritet të shënohen deri në 35°C.

Ekspertët paralajmërojnë se megjithëse është e vështirë të lidhësh çdo episod të nxehti direkt me ndryshimet klimatike, këto valë janë bërë më të shpeshta dhe më të forta për shkak të tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing