Një supër lajm për Kosovën. Skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022, disiplina e sllallomit të madh dhe bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Një ditë më parë, Kiana Kryeziu arriti të përmbushë edhe kriterin e katërt për normë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Kiana fitoi 150.4 pikë të FIS-it, në garën e sotme në Kronplatz të Italisë. Me suksesin e sotëm Kryeziu arriti normën e përcaktuar, që është nën 160 pikë për ta fituar të drejtën që të marrë pjesë në garat olimpike.