Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndryshimi i klimës po i bën stuhitë më intensive dhe më të rrezikshme, ndërsa po ndryshon edhe drejtimin e tyre dhe po ekspozon gjithnjë e më shumë njerëz ndaj këtyre fenomeneve.
Sipas raportit të fundit WorldRiskReport, stuhitë shkaktojnë dëmet më të mëdha ekonomike nga të gjitha ngjarjet ekstreme natyrore, ndërsa vendet më të varfra përballen me pasoja disproporcionalisht më të mëdha. Për nga numri i viktimave, stuhitë renditen pas tërmeteve dhe temperaturave ekstreme.
Ekspertët thonë se ngrohja e atmosferës dhe e oqeaneve, e shkaktuar kryesisht nga emetimet e gazeve serrë, u jep cikloneve më shumë energji, duke rritur shpejtësinë e erërave dhe sasinë e reshjeve.
Raporti paralajmëron gjithashtu se ujërat më të ngrohta po favorizojnë intensifikimin e shpejtë të stuhive, duke e bërë më të vështirë parashikimin dhe evakuimin në kohë.
Filipinet, Meksika, Madagaskari, Japonia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Australia janë ndër vendet më të ekspozuara.
Ekspertët theksojnë se përballja me këtë rrezik kërkon jo vetëm parashikime më të sakta, por edhe sisteme më të mira paralajmërimi, infrastrukturë më të qëndrueshme dhe plane efektive evakuimi.