Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fosilet 1.7 miliardëvjeçare zbulojnë rolin e oksigjenit

Klima  |  30.09.2026 Ora 8:55   

Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 12 mijë fosile mikroskopike në shkëmbinj të lashtë në Australi, të cilat mund të hedhin dritë mbi një nga momentet më të rëndësishme në historinë e jetës në Tokë.

Fosilet datojnë nga rreth 1.75 deri në 1.4 miliardë vjet më parë dhe i përkasin eukarioteve të hershme – qeliza komplekse nga të cilat më vonë u zhvilluan organizmat si kafshët, bimët, algat dhe kërpudhat.

Studiuesit analizuan mostrat e shkëmbinjve të formuar nga sedimentet e një deti të lashtë në veri të Australisë. Ata zbuluan se fosilet e këtyre organizmave gjendeshin vetëm në zona ku kishte oksigjen, nga brigjet deri në det të hapur. Në mjediset pa oksigjen u gjetën vetëm mikroorganizma më të thjeshtë.

Sipas studiuesve, kjo tregon se edhe eukariotët më të hershëm të njohur mund të kenë qenë të varur nga oksigjeni. Gjetjet mbështesin hipotezën se oksigjeni luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës komplekse në Tokë.

Studimi u publikua në revistën shkencore Nature

Komentet

Marketing

 

Tjera në Klima

Marketing