Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Disney do ta përshtatë romanin fantastik “Divine Rivals” për ekran

Film  |  28.10.2026 Ora 8:37   

Disney ka siguruar të drejtat për përshtatjen në ekran të romanit fantastik-romantik Divine Rivals, të autores Rebecca Ross. Projekti është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe nuk ka ende datë publikimi apo kast të konfirmuar.

Romani ndjek historinë e dy gazetarëve rivalë, Iris Winnow dhe Roman Kitt, të cilët krijojnë një lidhje të veçantë përmes letrave që dërgohen në mënyrë magjike, në mes të një lufte mes perëndive.

I publikuar në vitin 2023, libri është shitur në mbi një milion kopje dhe është bërë bestseller i The New York Times. Historia ndërthur romancën, magjinë dhe temën e rivalëve që përfundojnë duke u dashuruar, një formulë e njohur në zhanrin fantastiko-romantik.

Ky nuk është tentimi i parë për ta përshtatur romanin. Më herët, të drejtat i kishte siguruar Paramount, por projekti nuk përparoi. Tash, Disney do ta zhvillojë përshtatjen, duke ruajtur disa nga producentët e projektit të mëparshëm, ndërsa skenaristja do të ndryshojë.

Përshtatja i bashkohet projekteve të tjera të Disney-t të bazuara në libra të njohur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing