Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori Connor Storrie, i cili u bë i njohur përmes serialit Heated Rivalry, është në bisedime për t’iu bashkuar Ryan Gosling në filmin e ri të Marvel Studios, Ghost Rider.
Vetëm një vit më parë, Storrie punonte si kamerier për të siguruar jetesën. Tashmë, pas suksesit të serialit Heated Rivalry, ai po shqyrtohet për një rol në një prej projekteve të mëdha të Marvelit.
Filmi do të drejtohet nga Shawn Levy, ndërsa Gosling besohet se do ta interpretojë Johnny Blaze, personazhin që shndërrohet në Ghost Rider. Megjithatë, Marvel ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rolin e Goslingut, ndërsa nuk dihet se cilin personazh do të luajë Storrie.
Xhirimet pritet të zhvillohen në Nju Jork gjatë vitit të ardhshëm. Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 28 korrik 2028.