Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi “Heat 2”, vazhdimi i filmit të njohur kriminal të vitit 1995, po tërheq vëmendje me emrat e mëdhenj që lidhen me projektin.
Sipas raportimeve të fundit, Leonardo DiCaprio pritet të interpretojë Chris Shiherlis, Christian Bale rolin e detektivit Vincent Hanna, ndërsa Stephen Graham atë të Neil McCauley.
Regjinë e filmit e rikthen Michael Mann, i cili po e zhvillon projektin si vazhdim dhe parahistori të ngjarjeve të filmit origjinal. Xhirimet pritet të nisin në periudhën e ardhshme, ndërsa data zyrtare e publikimit ende nuk është bërë e ditur.