Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jay-Z do të performojë në Super Bowl Halftime Show në vitin 2027

Muzikë  |  27.10.2026 Ora 8:17   

Reperi dhe biznesmeni amerikan Jay-Z do të jetë performuesi kryesor në spektaklin e pjesës së pushimit të Super Bowl LXI, i cili do të mbahet më 14 shkurt 2027 në stadiumin SoFi, në Kaliforni.

Lajmi është bërë i ditur nga NFL-ja, ndërsa Jay-Z, përmes kompanisë së tij Roc Nation, ka qenë i përfshirë që nga viti 2019 në përzgjedhjen e artistëve për këtë spektakël muzikor.

Komisioneri i NFL-së, Roger Goodell, tha se dëshira e tij kishte qenë që Jay-Z një ditë të ngjitej vetë në skenën e Super Bowl-it.

Ende nuk dihet nëse në spektakël do të ketë edhe artistë të tjerë. Gjithashtu, mbetet e hapur mundësia e një paraqitjeje surprizë nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Beyoncé.

Jay-Z dhe Beyoncé kanë performuar së bashku në koncerte dhe turne të ndryshme, ndërsa Beyoncé ka qenë më parë pjesë e spektaklit të Super Bowl-it, si performuese kryesore në vitin 2013 dhe si e ftuar në vitin 2016.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing