Këngëtari amerikan Chris Brown është dënuar me tetë muaj burg për një sulm ndaj një burri në një klub nate në Londër, por nuk do ta vuajë dënimin nëse respekton kushtet e gjykatës gjatë 12 muajve të ardhshëm. Brown ishte deklaruar fajtor për incidentin e shkurtit të vitit 2023, gjatë të cilit, sipas prokurorisë, e goditi viktimën dy herë në kokë me një shishe qelqi. Edhe trajneri i tij i vokalit, Omololu Akinlolu, u deklarua fajtor dhe u dënua me katër muaj burg, me kusht që të mos kryejë shkelje gjatë së njëjtës periudhë. Të dy duhet të paguajnë nga 1.800 euro për shpenzimet gjyqësore. Prokuroria e cilësoi sulmin si brutal dhe të paprovokuar, ndërsa avokatja e Brown tha se këngëtari u kërkon falje personave që e dëshmuan ngjarjen. Brown ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, përfshirë dënimin e vitit 2009 për sulmin ndaj këngëtares Rihanna.