Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjatë gjyqit ndaj komedianit britanik Russell Brand, një grua që e akuzon për përdhunim ka dëshmuar për një ngjarje të pretenduar në vitin 2009, në shtëpinë e tij në Londër. Sipas dëshmisë së saj, ajo kishte shkuar atje duke pritur të kryente marrëdhënie seksuale me të, por pretendon se situata ndryshoi kur Brand vazhdoi pavarësisht kërkesave të saj për të ndaluar. Gruaja tha se kishte përjetuar dhimbje të forta dhe se më pas kishte fajësuar veten për atë që kishte ndodhur. Ajo tregoi gjithashtu se për vite me radhë e kishte pasur të vështirë ta pranonte përvojën dhe se më vonë kishte kërkuar mbështetje. Russell Brand akuzohet për tri raste përdhunimi, tri sulme seksuale dhe një rast sulmi seksual të pahijshëm. Ai i mohon të gjitha akuzat, të cilat ende po shqyrtohen nga gjykata.