Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi “Michael” përjashtohet nga kategoritë e komedisë dhe muzikalit në Golden Globes

Film  |  21.10.2026 Ora 8:32   

Filmi biografik “Michael”, kushtuar jetës së këngëtarit Michael Jackson, nuk është pranuar për konkurrim në kategoritë e komedisë dhe muzikalit në çmimet Golden Globes.

Sipas revistës Variety, studioja Lionsgate kishte dorëzuar filmin për shqyrtim në këto kategori, por komiteti i Golden Globes e refuzoi kërkesën. Si rrjedhojë, filmi do të mund të garojë në kategoritë e dramës, aty ku ato ndahen sipas zhanrit.

Lionsgate ka afat deri më 31 tetor për ta apeluar vendimin, por sipas raportimeve, studioja nuk pritet ta bëjë këtë.

Rregullat e Golden Globes përcaktojnë se filmat duhet të kategorizohen sipas tonit dhe përmbajtjes së tyre të përgjithshme. Një film me temë serioze ose dramatike nuk mund të konsiderohet komedi vetëm pse përmban elemente humori.

Pavarësisht këtij vendimi, “Michael” ka shënuar sukses të madh komercial, duke arkëtuar mbi një miliard dollarë në nivel global dhe duke u bërë filmi biografik me të ardhurat më të larta të raportuara deri më tani.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing