Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori i njohur Denzel Washington do të luajë në një thriller të ri kriminal, me regji të Christopher McQuarrie, i njohur për filmat e serisë “Mission: Impossible”.
Sipas Deadline, filmi ende nuk ka titull zyrtar dhe po zhvillohet nga Amazon MGM Studios dhe United Artists. Xhirimet pritet të nisin në nëntor në New Jersey, ndërsa premiera në kinema është planifikuar për 1 tetor 2027.
Historia ndjek një ish-detektiv policie, i cili vuan dënimin e përjetshëm në burg dhe diagnostikohet me kancer të trurit në fazë terminale. Pasi i mbeten vetëm gjashtë muaj jetë, ai lirohet dhe përpiqet të pajtohet me vajzën e larguar prej tij, si dhe të krijojë lidhje me nipin, ekzistencën e të cilit sapo e ka zbuluar. Megjithatë, e kaluara e tij e errët e ndjek sërish.
Washington njihet për rolet në filma kriminalë si “Training Day”, për të cilin fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë, “American Gangster” dhe “The Equalizer”.
Ndër projektet e tij të ardhshme është edhe filmi “The Take” i Netflix-it, ku luajnë gjithashtu Robert Pattinson dhe Daisy Edgar-Jones.