Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas grevës së punëtorëve teknikë në shkollat e mesme të Prishtinës, në grevë pritet të përfshihen edhe punëtorët teknikë të shkollave fillore, për shkak të mospagesës dhe vonesave në ekzekutimin e pagave.
Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për pagesën e pagave dhe shlyerjen e obligimeve të mbetura.
Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar protestë para objektit të Komunës së Prishtinës, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00. Në protestë pritet të marrin pjesë edhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas sindikatës, kanë mbetur pa paga.
Gjatë një vizite në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, nuk u konfirmua nëse greva ka nisur edhe në këtë institucion.