Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimi i druve për ngrohje në Kosovë ka mbetur i pandryshuar krahasuar me vitin e kaluar, rreth 60 euro për metër, ndërsa shitësit thonë se interesimi i qytetarëve për blerjen e tyre është më i ulët.
Sipas shitësit Florian Haxholli, çmimi mund të rritet deri në 70 euro për metër. Ai vlerëson se përdorimi më i madh i klimave për ngrohje mund të jetë një nga arsyet e rënies së interesimit për dru.
Qytetarët kanë mendime të ndryshme për kostot e ngrohjes. Disa vazhdojnë të përdorin dru, pavarësisht çmimit që e konsiderojnë të lartë, ndërsa të tjerë ngrohen me klimë ose përmes ngrohjes qendrore të Termokosit.
Edhe qytetarët që përdorin ngrohjen qendrore shprehen se shpenzimet janë të larta, duke e bërë përballimin e kostove të dimrit një sfidë për shumë familje.
Të dhënat janë raportuar nga Ekonomia Online.