Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Thelma & Louise” rikthehet, kësaj radhe si muzikal në skenë

Film  |  14.09.2026 Ora 8:33   

Filmi i famshëm “Thelma & Louise” i regjisorit Ridley Scott po rikthehet në një version të ri, por jo si një tjetër film. Skenaristja fituese e “Oscar”, Callie Khouri, po e sjell historinë në skenë si muzikal.

Produksioni po shfaqet aktualisht në teatrin Young Vic në Londër, me muzikë dhe tekste nga këngëtarja e nominuar për Grammy, Neko Case, ndërsa regjinë e ka Trip Cullman.

Historia origjinale e vitit 1991 ndjek dy shoqe, Thelma dhe Louise, arratisja e të cilave shndërrohet në një udhëtim dramatik pas një incidenti të rëndë. Filmi u bë ikonë për mënyrën se si trajtoi miqësinë, pavarësinë dhe dhunën ndaj grave.

Versioni i ri nuk do të vendoset në ditët e sotme dhe nuk do të ketë telefona celularë. Khouri ka treguar se muzikalit i janë shtuar skena të reja, ndërsa disa pjesë të filmit origjinal janë ruajtur.

Rolet që në film u bënë të famshme nga Susan Sarandon dhe Geena Davis, në skenë interpretohen nga Rachel Tucker dhe Amy Lennox.

Produksioni ka qenë në zhvillim për rreth një dekadë dhe synon të tregojë të njëjtën histori në një mënyrë të re, pa bërë thjesht një kopje të filmit klasik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing