Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zelda nga “The Legend of Zelda” mund të shfaqet edhe në filmin live-action

Film  |  11.09.2026 Ora 8:19   

Patricia Summersett, zëri i Princeshës Zelda në disa prej videolojërave të “The Legend of Zelda”, ka lënë të hapur mundësinë që të ketë një rol edhe në filmin e ri live-action.

E pyetur nëse është kontaktuar për filmin, Summersett nuk e konfirmoi, por as nuk e mohoi. Ajo tha se nuk mund të flasë për këtë çështje, duke lënë të kuptohet se mund të jetë e detyruar nga një marrëveshje konfidencialiteti.

Aktorja ka shprehur gjithashtu mbështetjen e saj për filmin dhe ka thënë se i pëlqen kur adaptimet e videolojërave përfshijnë edhe aktorët që kanë punuar në versionet origjinale.

Filmi “The Legend of Zelda” po drejtohet nga Wes Ball dhe në rolet kryesore janë konfirmuar Benjamin Evan Ainsworth si Link dhe Bo Bragason si Princesha Zelda.

Filmi pritet të shfaqet në kinema më 30 prill 2027.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing