Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Alan Ritchson rikthehet me adaptimin e romanit të Nicholas Sparks

Film  |  11.09.2026 Ora 8:17   

Aktori Alan Ritchson, i njohur sidomos për rolin e Jack Reacher në serialin “Reacher”, do të jetë protagonisti i filmit të ri “Counting Miracles”, bazuar në romanin e Nicholas Sparks.

Filmi tani ka edhe një regjisor të ri. Tyler Nilson do ta drejtojë dhe shkruajë skenarin e adaptimit të romanit, i cili u publikua në vitin 2024.

Ritchson do të luajë Tanner Hughes, një ish-ushtar i cili udhëton nëpër SHBA për të qëndruar pranë familjeve të ushtarëve të vrarë. Jeta e tij ndryshon kur një letër e dërgon në kërkim të babait që nuk e ka takuar kurrë.

Gjatë udhëtimit, ai takohet me një burrë të moshuar me një të kaluar misterioze dhe zbulon të vërteta që lidhen edhe me identitetin e tij.

“Counting Miracles” është një tjetër histori e Nicholas Sparks që po përshtatet për ekranin, pas filmave të njohur si “The Notebook”, “A Walk to Remember” dhe “Dear John”.

Filmi ende nuk ka një datë zyrtare të premierës

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing