Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nepali nis rindertimin pas permbytjeve, demet mund te kalojne 5 miliarde dollare

Film  |  11.09.2026 Ora 7:54   

Nepali ka nisur rindertimin e rrugeve dhe urave te demtuara nga permbytjet katastrofike. Ushtria nepaleze ka perfunduar ndertimin e nje ure te re mbi lumin Tadi, te cilen e ka quajtur "ura e shpreses".

Qeveria vlereson se vetem rindertimi do te kushtoje te pakten 5 miliarde dollare. Megjithate, ekspertet paralajmerojne se kostoja reale mund te jete edhe me e larte, pasi permbytjet kane demtuar rruget tregtare, transportin, bizneset, turizmin dhe infrastrukture te rendesishme energjetike.

SHBA-ja, Kina dhe India kane premtuar ndihme humanitare dhe financiare per Nepalin. Nderkohe, autoritetet nepaleze kane kerkuar edhe 20 milione dollare nga nje fond i Kombeve te Bashkuara per humbjet dhe demet qe lidhen me ndryshimet klimatike.

Shkencetaret dyshojne se katastrofa e fundit u shkaktua nga shembja e nje akullnaje, e cila shkaktoi edhe rreshqitje dheu. Ekspertet po analizojne ende ndikimin e ndryshimeve klimatike, por temperaturat ne rritje po destabilizojne akullnajat dhe shpatet malore te Himalajeve.

Sipas Bankes Boterore, nese ngrohja globale vazhdon me ritmin aktual, Nepali mund te humbase rreth 4% te Prodhimit te Brendshem Bruto deri ne vitin 2050.

Permbytjet kane ndikuar edhe ne cmimet e produkteve baze. Ne Kathmandu, frutat dhe perimet jane shtrenjtuar me rreth 5 deri ne 8%, ndersa cmimi i gazit jashte kanaleve zyrtare te shperndarjes eshte rritur deri ne 36%.

Ekspertet paralajmerojne se pasojat ekonomike mund te zgjasin me vite, pasi infrastruktura, tregtia dhe turizmi do te kene nevoje per kohe te gjate per t'u rikuperuar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing