Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Jennifer Lawrence iu bashkua zyrtarisht Instagramit me llogarinë @jlaw, e cila brenda më pak se 24 orësh mblodhi pothuajse një milion ndjekës. Aktorja, e njohur për rolin në The Hunger Games dhe fituese e çmimit Oscar, tha se nuk do të tolerojë komentet negative apo keqdashëse dhe paralajmëroi se do të largohet menjëherë nga platforma nëse përballet me to.
Në postimin e saj të parë, Lawrence u kërkoi ndjekësve të tregohen të kujdesshëm me komentet, duke theksuar se fjalët agresive mund të ndikojnë tek ajo. Ajo ndoqi 46 profile, mes tyre Emma Stne, Leonardo DiCaprio, Kim Kardashian dhe bashkëshortin e saj Cooke Maroney. Lawrence më parë ka treguar se nuk ndihet rehat me ekspozimin e madh mediatik dhe se nuk ka qenë adhuruese e rrjeteve sociale.