Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kabllot elektrike vazhdojnë të jenë problem në Prishtinë

Vendi  |  10.09.2026 Ora 7:48   

Kabllot elektrike të vendosura mbi shtylla dhe mes ndërtesave vazhdojnë të jenë pjesë e pamjes së Prishtinës, duke ngritur shqetësime edhe për sigurinë e qytetarëve.

Në disa zona, kabllot janë të vendosura shumë ulët, ndërsa në rrugën “UÇK”, pavarësisht vendosjes së shtyllave të reja të ndriçimit, shtyllat e vjetra vazhdojnë të përdoren për bartjen e kabllove.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me situatën, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Komuna po kërkon nga KEDS-i përshpejtimin e procesit për vendosjen e rrjetit nëntokësor.

Nga KEDS-i kanë deklaruar se rrjeti i tensionit të mesëm në kryeqytet është nëntokësor, ndërsa punimet për rrjetin e tensionit të ulët po zhvillohen në kuadër të planit investiv të miratuar nga ZRRE-ja.

Punimet tashmë kanë përfunduar në disa zona, përfshirë Pejtonin, Xhemajl Ibishin dhe një pjesë të Hajvalisë. Nga KEDS-i kanë bërë të ditur se para sezonit të dimrit pritet të përfundojë edhe projekti në lagjen Velania.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing