Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jeta në Kosovë është shtrenjtuar: 500 euro të vitit 2025 sot vlejnë rreth 544 euro

Vendi  |  09.09.2026 Ora 8:31   

Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë rreth 17 muajve të fundit. Një familje që në shkurt të vitit 2025 kishte 500 euro për të blerë mallra dhe shërbime, sot do t’i duheshin rreth 544 euro për të blerë të njëjtat gjëra.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe serisë së krahasueshme të Eurostatit, inflacioni kumulativ nga shkurti 2025 deri në korrik 2026 ishte rreth 8.75 për qind.

Shtrenjtimi është vërejtur në disa kategori të rëndësishme. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan rreth 6.35 për qind, ndërsa mishi pati rritje prej rreth 17.37 për qind.

Rritje të mëdha janë regjistruar edhe te shpenzimet e banimit. Shërbimet e lidhura me furnizimin me ujë u shtrenjtuan rreth 33.54 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2025, ndërsa drutë, peleti dhe lëndët e tjera të ngurta për ngrohje u shtrenjtuan 18.1 për qind vetëm krahasuar me korrikun e vitit 2025.

Edhe transporti është bërë më i kushtueshëm. Në korrik 2026, çmimet në këtë kategori ishin 17.8 për qind më të larta se një vit më parë.

Ndërkohë, jo të gjitha produktet janë shtrenjtuar. Qumështi, produktet e qumështit dhe vezët ishin rreth 1.09 për qind më të lira se në shkurt 2025, ndërsa perimet rreth 7.15 për qind më të lira.

Pra, edhe pse disa produkte janë liruar, rritja e përgjithshme e çmimeve ka bërë që e njëjta shumë parash sot të ketë fuqi më të vogël blerëse.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing