Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mbi 99 mijë persona kanë qëndruar në hotelet e Kosovës gjatë muajit korrik 2026, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Në total janë regjistruar 99 mijë e 53 vizitorë, prej tyre 32 mijë e 98 vendorë dhe 66 mijë e 954 vizitorë të huaj.
Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur ishin regjistruar 77 mijë e 481 vizitorë, numri i përgjithshëm është rritur për 27.8 për qind.
Gjatë korrikut janë regjistruar gjithsej 217 mijë e 798 net-qëndrime. Prej tyre, 149 mijë e 509, apo 68.6 për qind, janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 68 mijë e 289 nga vizitorët vendorë.
Numri i vizitorëve të huaj është rritur për 31.7 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.