Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Librat shkollorë të përdorur nga gjeneratat e kaluara, të cilët sipas rregullave duhet të kthehen në shkolla, po vazhdojnë të shiten në rrjete sociale.
Çmimet për këta libra variojnë nga 12 deri në 20 euro e më shumë. Sipas Udhëzimit Administrativ nr. 13/2016, tekstet shkollore duhet të kthehen në shkollë pas përfundimit të vitit shkollor, në mënyrë që të mund të përdoren nga gjeneratat pasuese.
Agon Ahmeti nga organizata ETEA e ka cilësuar shitjen e librave si keqpërdorim dhe shkelje, duke theksuar se prindërit ndër vite janë obliguar t’i kthejnë librat.
Ndërkohë, edhe në javën e dytë të vitit të ri shkollor, një pjesë e nxënësve ende nuk janë pajisur me tekste. Në Podujevë, sipas drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, rreth 90 për qind e nxënësve janë furnizuar me tekste të reja.
ETEA vlerëson se problemet me furnizimin me libra po përsëriten për të katërtin vit radhazi dhe kërkon ndryshimin e mënyrës së furnizimit me tekste shkollore.
Prej katër vitesh, prindërit i blejnë vetë tekstet shkollore për fëmijët, ndërsa mbështetja financiare bëhet përmes subvencioneve të Ministrisë së Arsimit.