Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Kosovë u regjistruan mbi 3,700 raste të reja me sëmundje malinje dhe beninje

Vendi  |  08.09.2026 Ora 7:53   

Në Kosovë janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit 2025, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Krahasuar me vitin 2024, kur ishin evidentuar 3 mijë e 644 raste, numri është rritur për 3.6 për qind.

Sipas raportit “Statistikat e Shëndetësisë 2025”, gjatë vitit të kaluar është shënuar rritje edhe e numrit të vizitave në institucionet shëndetësore në të tri nivelet e kujdesit – parësor, dytësor dhe tretësor. Rritja më e madhe është evidentuar në laboratorët e institucioneve shëndetësore.

Në sektorin publik shëndetësor ishin të punësuar 14 mijë e 444 persona, përfshirë 3 mijë e 117 mjekë specialistë dhe 8 mijë e 151 infermierë.

Ndërkohë, numri i profesionistëve shëndetësorë të licencuar nga odat përkatëse arriti në 17 mijë e 830.

Gjatë vitit 2025, në Kosovë operonin edhe 2 mijë e 362 institucione private shëndetësore të licencuara, prej të cilave 30 ishin spitale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing