Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova vendos tarifë antidamping për farën e grurit nga Serbia

Vendi  |  09.09.2026 Ora 8:13   

Kosova ka vendosur një masë të përkohshme antidamping ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për një tarifë shtesë prej 0.04 euro për kilogram.

Sipas saj, vendimi vjen pas një hetimi të Ministrisë, gjatë të cilit janë evidentuar dëshmi paraprake se fara e grurit nga Serbia është importuar me çmime damping, duke dëmtuar prodhuesit vendorë.

Kusari-Lila ka thënë se masa synon mbrojtjen e prodhuesve vendorë, konkurrencën e ndershme dhe interesin ekonomik të Kosovës.

Vendimi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në importin e farës së grurit nga Serbia.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing