Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Xiaomi ka konfirmuar planet për të zgjeruar biznesin përtej telefonave inteligjentë, duke synuar të sjellë veturat e saj elektrike në tregun evropian në vitin 2027. Kompania kineze, e cila tashmë shet automjete elektrike në Kinë, prezantoi në panairin IFA 2026 në Berlin strategjinë për krijimin e një ekosistemi që lidh telefonat, veturat dhe pajisjet inteligjente të shtëpisë.
Në kuadër të kësaj strategjie, Xiaomi synon që inteligjenca artificiale dhe sistemi HyperOS të mundësojnë kontrollin dhe koordinimin e pajisjeve të shtëpisë përmes veturës. Për zgjerimin në Evropë, kompania ka nënshkruar marrëveshje me tetë grupe gjermane të shitjes së automjeteve, ndërsa planifikon të investojë mbi 24 miliardë euro në kërkim dhe zhvillim gjatë viteve 2026–2030, në fusha si AI, automjetet inteligjente, robotika dhe gjysmëpërçuesit.